Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet D.Ll., i cili dyshohet për veprën penale të ngacmimit seksual.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri më 26 mars 2025, në Shkollën Fillore të Ulët “M.K.” në Gjakovë, ka ngacmuar seksualisht një të mitur, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruara verbale me natyrë seksuale.
Veprimet e tij dyshohet se i kanë cenuar dinjitetin të dëmtuarës dhe kanë krijuar një mjedis frikësues, degradues dhe poshtërues.
Prokuroria ka nisur hetimet ndaj të pandehurit për veprën penale të ngacmimit seksual, sipas nenit 183, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.