×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet shkarkimi i Pacollit

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 12:56

    Dështimi në arritjen e sjelljes së njohjeve të reja për Kosovën, tash e trembëdhjetë muaj dhe mos anëtarësimi në organizata ndërkombëtare ka bërë që të kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli. Ndërsa ky i fundit thotë se ato nuk mund të merren si me magji.


    Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes deputetit të saj, Ismet Beqiri shprehet se ka stopim të njohjeve të reja dhe për gjithë këtë dështim diplomatik, siç konsideron ai duhet të kenë përgjegjësinë gjithë bartësit e institucioneve.

    Për pozitën aktuale të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, Beqiri thotë se ajo asnjëherë nuk ka qenë më e keqe.Edhe partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje konsideron se diplomacia e shtetit të Kosovës ka dështuar, pasi sipas tyre nuk po lobohet për njohje dhe anëtarësim në organizata multilaterale, por në ndarje dhe korrigjim të kufijve, shkruan kp.

    Deputetja nga radhët e kësaj partie, Fitore Pacolli për gjithë këto dështime, siç i cilëson ajo, në diplomacinë kosovare duhet dorëheqja e ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, dhe jo vetëm e tij.

    Për mundësit e njohjeve të reja, deputetja e VV-së për KosovaPress shprehet se nuk do të ketë asnjë njohje të re deri sa është kjo situatë.

    Se ka dështim në diplomaci e thonë dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare.

    Profesori universitar, Afrim Hoti, thotë se diplomacia kosovare është pranë kolapsit, për shkak të dështimeve të vazhdueshme dhe mos arritjes së realizimit të objektivave.

    Për gjitha këto, Hoti kërkon dorëheqjen ose shkarkimin e ministrit të Punëve të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

    Përkundër gjitha këtyre akuzave, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli duke arsyetuar mungesën e njohjeve tha se ato nuk janë një gjë magjike që shkon dhe i merr, por janë shumë të komplikuara.

    Kujtojmë se shteti i Kosovës është përballur dhe me pretendime të tërheqjeve të njohjeve, të cilat gjithmonë i ka mohuar shefi i diplomacisë kosovare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!