Të hënën mbrëma një person nga fshati Prilep i Deçanit ka vdekur.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar se i njejti ishte trajtuar më parë për helmim që po dyshohet të jetë shkaktuar nga uji në Deçan.
Vdekjen e tij për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, por ka thënë se është vdekja nga nuk ka të bëjë me helmimin por me sulm në zemër.
“Nuk ka të bëjë me helmim, por ka pasuar atak kardiak”, ka thënë shkurt Ramosaj.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Policia është informuar se në fshatin Prilep-Deçan një person e ka gjendjen e rëndë shëndetësore, pasi ka shkuar në atë lokacion personi i sëmurë me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe rreth orës 21:00, nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e tij. Me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Rugova.
Ndërsa, vdekja është konsideruar si e dyshimtë dhe trupi i viktimës është dërguar për obduksion. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.