×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkoi që t’i kthehen 190 mijë euro, kosovari e mashtron finlandezen dhe i kërkon para për ta ndihnmuar

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 8:55
    Ilustrim

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka arritur që ta mashtrojë një femër me shtetësi finlandeze dhe nga ajo ka marrë 10 mijë euro.


    Po ashtu, siç njofton policia, i dyshuari i ka kërkuar asaj edhe 5000 euro tjera, për të ndihmuar viktimën që t’i kthehen 190 mijë euro, të cilat ajo i kishte investuar në një portal.

    “Kosovë dhe Gjermani 27.06.2021 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte arrit të mashtroi viktimën femër shtetase finlandeze dhe nga ajo ka marr 10.000 euro dhe ka kërkuar edhe 5000 euro tjera, për të ndihmuar viktimën që tij kthehet 190.000 euro të cilat ajo i kishte investuar në një portal. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!