Gazetari Berat Buzhala ia ka bërë bllok në Facebook kolegut të tij nga TV Dukagjini, Ermal Pandurit.
Gjithçka ka nisur pas një postimi të Buzhalës, i cili përmendi TV Dukagjinin si një nga dy mediat private ku kryeministri Albin Kurti ka dhënë intervistë si kryeministër.
“Dy intervista i ka dhane Albin Kurti ne mediat private, si kryeminister, njanen per “Klan Serbia” te Shkelqim Devollit, tjetren per TV Dukagjinit te Ekrem Llukes. Kur i erdh voja te botha, filloi m’i shajte, per me fitu vota, kishe eshte ne lufte me oligarket. Ik atje rrenc”, shkroi Buzhala.
Në këtë postim, Panduri reagoi me cinizëm, duke shkruar “Krejt në fund vini mu rrëfy te unë. Hajt përmende edhe Arlind Manxhukan”.
Me këtë koment, Panduri aludoi ne intervistën që Buzhala e kishte dhënë ne “Debat Plus”, pasi ishte sulmuar nga Xhelal Sveçla, i cili kishte thënë se Buzhala posedon prona në veri të vendit. Buzhala kishte qenë në intervistë në Debat Plus, ku kishte sqaruar pretendimet e Ministrit të Brendshëm.
Pas këtij komenti, Buzhala e ka bllokuar Pandurin,
“Ma boni block Berati breh….Lutë, lute le te ma heq…”, ka shkruar Panduri.
Më herët Panduri e thumboi Buzhalën edhe me ndërrimin e fotos së profilit, ku e vendosi një foto me ikonën e rrjetit social WhatsApp, duke aluduar për komunikimet që i dolën Buzhalës me Petrit Selimin, ku shihej se kishin diskutuar për formimin e qeverisë së re e kishin përmendur disa emra./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.