×
  • Lajme
  • Lajme / Urim për liberalizimin

    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kosova, shembull i demokracisë për rajon

    Reporteri
    05 Janar 2024 | 9:50

    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për liberalizimin e vizave, lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian. KASH thekson se viti 2024 nisi mbarë për qytetarët e Republikës së Kosovës, vit që filloi me lirinë e lëvizjes, liri e mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë.

    “Si gjithmonë, qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës e dëshmuan se nuk heqin dorë nga rrugëtimi drejt integrimeve euroatlantike, përkundër pengesave të shumta që dalin gjatë këtij rrugëtimi.

    Republika e Kosovës, shembull i demokracisë për mbarë rajonin, realitet i dëshmuar çdo ditë e më shumë, por edhe qytetarët e saj, merituan lëvizjen e lirë për një kohë të gjatë.

    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se integrimi i Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht anëtarësimi në NATO është veprimi më i rëndësishëm që përfundimisht do të siguronte sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë”, thuhet në mesazhin e urimit.

    Qytetarët e Kosovës, nga 1 janari i vitit 2024, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen. Ky regjim, megjithatë, bart disa rregulla që duhet të ndiqen – në të kundërtën pason gjoba ose ndalesa e hyrjes.

    Drejt Bashkimit Evropian pa viza

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!