×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshillit Prokurorial i bie ndërmend se kryeprokurorët duhet të zgjidhen me meritokraci

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 17:00

    Vetëm pas tërheqjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga monitorimi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj, Këshillit Prokurorial thotë se personat që marrin pozitën e kryeprokurorit, duhet të zgjidhen me meritokraci.


    Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për medie nga KPK, pas mbledhjes së jashtëzakonshme pas tërheqjes së amerikanëve, shkruan Reporteri.net.

    Në këtë mbledhje pika e vetme e rendit të ditës ishte diskutimi lidhur me reagimin e Ambasadës Amerikane .

    Në planin 5 pikësh të KPK-së, pika e tretë thotë se anëtarët prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorët do të zgjedhën në bazë të meritokracisë.

    Ambasada amerikane të premten në mbrëmje ka deklaruar se është tërhequr nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në KPK si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve.

    Në një reagim të ashpër, ambasada ka kritikuar mungesën e transparencës dhe konfliktin e interesit duke kërkuar që prokurorët të zgjidhen mbi bazën e kualifikimeve të tyre, jo mbi atë të përkatësive politike apo lidhjeve.

    Pas Ambasadës së SHBA-së, edhe BE-ja është tërhequr nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve.

    Zëdhënësja për Komunikim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Dinka Zhivalj, ka thënë për KOHËN se edhe BE-ja i ka dilemat e vetë rreth këtij procesi dhe se për këtë arsye do të tërhiqen, deri në rishikim të tërësishëm të tij. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!