×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Agim Veliut: Bulliqi nuk guxoi ta përmendë Rugovën, se e “fluturon” Albini nga partia

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 10:03

    Këshilltari i ministrit Agim Veliut, Bajram Gecaj ka pasur disa kritika për kryetarin e ri të Komunës së Podujevës.


    Në një shkrim në Facebook, Gecaj thotë se rugovistët dhe LDK-ja janë mashtruar nga Shpejtim Bulliqi.

    Ai këtu përmend deklaratën e Bulliqit para asamblistëve.

    Sipas këshilltarit të Veliut në këtë deklaratë, kryetari i Podujevës kur ka folur për emrat meritorë për lirinë nuk e ka përmendur presidentin historik Ibrahim Rugovën.

    Ai thotë se nuk ka guxuar nga kreu i LVV-së, Albin Kurti, pasi që e përjashton nga partia njejtë si anëtarët e PSD-së.

    “Për rugovistët dhe LDK-istët të cilët i mashtroi Shpejtim Bulliqi:

    Në fjalën e tij para asamblistëve, Bulliqi përmendi emra meritorë për lirinë të cilën e gëzojmë sot, por Dr. Ibrahim Rugova nuk kishte vend në atë listë … ec e guxo … e fluturon Albini si (tash) aktivistët e PSD-së”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!