Kohëve të fundit rrjetit social Twitter i është rritur numri i përdoruesve me origjinë nga Kosova.
Kjo erdhi si pasojë e komunikimit të shpeshtë të liderëve shtetëror përmes këtij rrjeti social me zyrtarë amerikan, shkruan Reporteri.net.
Përgjigjja e shpejtë e të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shtuar kërshërinë e qytetarëve dhe zyrarëve shtetërorë të Kosovës që të bëhen pjesë e këtij rrjeti social.
E këtij tundimi nuk i ka shpëtuar as këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, i cili së fundmi ka hapur një llogari në Twitter.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai, ku përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar miqt e tij se tash e tutje mund ta ndjekin edhe në përmes Twitterit.
Kujtojmë se edhe senatorë amerikanë pikërisht në këtë rrjet social kanë bërë të ditura qëndrimet e tyre lidhur me çështjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.
Ky është postimi i tij i plotë:
Ky është profili i tij në Twitter:
/Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.