×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Fatmir Limajt u qëllua nga vëllezërit e ish-gruas së tij

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 20:22

    Pak më parë ka ndodhur një ngjarje, ku është raportuar se këshilltari i Fatmir Limajt u qëllua me armë zjarri nga disa persona.


    Reporteri.net ka mësuar se personat të cilët e kanë plagosur  këshilltarin e Limajt, kanë qenë dy vëllezërit e ish-gruas së tij.

    Mediat lokale raportojnë se personat e dyshuar lidhur me plagosjen e Malokut janë Orhan Agushi dhe Uran Agushi.

    Ndryshe, ngjarja ka ndodhur në Veternik, rreth orës 17:00, ku rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës duke thënë se i plagosuri menjëherë është dërguar në drejtim të QKUK-së dhe gjendja shëndetësore, sipas stafit mjekësor, është stabile, jashtë rrezikut për jetë.

    Theksojmë se arsyet se pse ka ndodhur kjo ngjarje ende nuk dihen, mirëpo njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur ke rastin.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!