Kryeministri Albin Kurti ka emëruar në rolin e këshilluesit, Agon Hamzën, një njeri të njohur për opinione. Madje, edhe për opinione që kanë sjellur qasje jokonvencionale të cilat kanë sjellur reagime më pas.
I tillë është edhe një opinion që Hamza e kishte publikuar në gazetën Koha Ditore me titull “Absolutisht imperializëm”’, shkruan Reporteri.net.
Hamza në këtë artikull argumenton se si disa shtete “pushtohen” nga fuqitë botërore. Ndër të tjera, ai flet edhe për një lloj rreziku për atë vend që ka dashuri ndaj Amerikës.
“Domethënë, mësimi është që dashuria me SHBA-në është shumë e rrezikshme”, ka shkruar Hamza.
E Hamza nuk është i vetmi në VV që ka mendim jo të mirë për Amerikën. Kishin qenë edhe disa zyrtarë të lartë të VV-së që raportet me Amerikën dhe qëllimet e tyre i kishin vënë në dyshim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.