×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Kurtit: Në batalionin ku kam qenë komandant i kam pas 250 ushtarë, tash numri ka shkuar në 600

    Reporteri
    17 Qershor 2022 | 21:26

    Aziz Bici, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për Kategoritë e Dala nga Lufta e UÇK-së, ka thënë se si komandant i ka pasur 250 ushtarë në menaxhim.

    Po tash thotë se në regjistrimin e OVL UÇK-së i figurojnë 600 veteranë, duke aluduar se listat janë të fryera.

    Deklaratën e tij të cilën e ka dhënë në KTV e ka shpërndarë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, të premten.

    “Në batalionin ku kam qenë unë komandant, i kam pas rreth 250 ushtarë të armatosur. Tash numri ka shkuar në 600, pa nënshkrimin tim. Komisioni qeveritar do të ishte dashur t’i vërtetonte kush ka qenë veteran e kush jo”, ka thënë Bici.

    Veteranët po kërkojnë që të përfshihen në projektligjin për pagën minimale.

    Por ekzekutivi pretendon se listat janë të fyera e rrjedhimisht pensionet do të rriten pasi ato të lista të pastrohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!