Shkelzen Gashi, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti ka thënë se do të pranohet shkëmbimi territorial, komuna të reja me shumicë serbe e asociacion të tyre dhe eksterritorialitet për kishat e manastiret ortodokse në Kosovë.
Ai ka thënë se për këtë politikanë të caktuar do të marrin amnesti për pasurim të paligjshëm dhe nga Gjykata Speciale, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Këta do të pranojnë shkëmbim territorial; komuna të reja me shumicë sërbe e asociacion të tyre; dhe eksterritorialitet për kishat e manastiret ortodokse në Kosovë.
Ne nuk do të marrim njohje nga Sërbia e as anëtarësim në OKB.
Këta do të marrin amnesti për pasurim të paligjshëm për dy dekada në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe amnesti nga Gjykata Speciale.
NE DUHET TË REZISTOJMË.
https://www.facebook.com/shkelzengashi/posts/10159480030183294
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.