Këshilltari i kryeministri Albin Kurti, Driton Tali, e ka quajtur “professor rrenci” Blerim Latifin, pasi ky i fundit tha se Tali kishte pritur tek zyra e Thaçit për ta takuar.
Tali ka thënë se ndaj tij ka dorëzuar padi për shpifje, ndërkohë që thotë se duhet ta dokumentojë në gjyq këtë pritje të pretenduar, shkruan Reporteri.net.
“Me bereqet sot me sabah “filozofit t’Hashimit” padia për shpifje ju kurdis! Ky profesor rrenci ka me dokumentu “kur kom prit unë te zyrja e shefit tij” kysmet në gjyq. Matrapazi, pse vet s’ka dinjitet kujton që krejt dynjaja jonë si ai! Kët soj t’njerzve veç mos i shti me punu (se tullusum e kanë punën) edhe jepju kapak me lipi, gjithçka jonë n’gjendje me bo. Me rrejt, m’i arsyetu hajnitë, me shpiunu, me etiketu e tona t’zezat. Karakteri i udbashëve. As udbashtë ktynere brina s’kanë pas!”, thotë Tali.
Latifi, ndërkohë, i reagoi Tali pasi ky komentoi familjen e presidentit Thaçi, duke thënë se “janë një familje e shtresës së ultë fshatare”.
“E kam parë me sy Driton Talin si i shkonte pas Hashimit derisa ky hynte në veturën e kryeministrit në oborrin e qeverisë”, tha dje Latifi./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.