Këshilltari i ish’kryeministrit, Albin Kurtit, Elvis Hoxha ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po viziton Kosovën që t’i dalë në mbrojtje presidentit të vendit, Hashim Thaçit pas njoftimit nga Specialja.
“Takimi me kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjet mes qeverive shqiptare iu duk Ramës një spektakël i kotë, por nuk përtoi të niset për pelegrinazh në Kosovë në mbrojtje të Thaçit”, ka thënë Hoxha përmes një shkrimi në Facebook.
Sipas anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministrin Rama ka më shumë rëndësi presidenti Thaçi, se marrëdhëniet mes shteteve shqiptare.
“Për kryeministrin Rama më shumë ka rëndësi Thaçi se marrëdhëniet mes sy shteteve shqiptarë”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.