×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Kurtit për postimin e Grenellit: Hajde-hajde mori vashë, po vjen puna tu u trashë

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 17:57

    Këshilltari i Kryeministrit të shkarkuar, Shkelzen Gashi, ka paralajmëruar rezistencë ndaj njoftimit të Grenellit se shpejt do të ketë fillim të bisedimeve dhe marrëveshje Kosovë-Serbi.


    Gashi ka paralajmëruar se do të ketë shkëmbim territorial e zhbërje të Gjykatës Speciale.

    Por ky nuk ka qenë postimi i vetëm. Pak minuta më pas ai ka bërë një postim të ri, dhe teksa ka shpërndarë postimin e Grenellit ka shkruar ‘hajde hajde mori vashë, po vjen puna tu u trashë’, shkruan Reporteri.

    Nëse ky postim i dedikohet Grenellit për shkak të orientimit të tij seksual, duket të jetë një veprim i rëndë nga një zyrtar qeveritar.

    Grenelli kishte qenë ‘viktimë’ e mijëra fyerje nga aktivistë të Vetëvendosjes mbi baza të orientimit seksual.

    Grenell kishte folur për këtë, duke thënë se ndjehet krenar.

    Në seancë të Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë, Kurti gjersa flet për dialog e flirtin e LDK-së më thacin, thotë se ‘edhe ai kishte takuar Grenellin pro nuk shkon të shtrihet në zyrën e tij’.

    Kjo ishte parë nga disa si nënkuptim për orientimin seksual të Grenellit.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!