×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Kurtit: Thaçi na e bëri një dhuratë plot helm

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 9:07

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takuan mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i Presidentit Trump për bisedimet Prishtinë-Beograd dhe Këshilltarit për Siguri Kombëtare Robert O’Brien.


    Pas takimit, Thaçi shkroi në Facebook se “Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump”.

    Por, pas këtij takimi ka reaguar edhe këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha përmes një shkrimi në Facebook.

    Sipas Hoxhës presidenti Thaçi po kthehet i kënaqur sepse e ka gjetur një dhuratë të re plot helm.

    “Presidenti Thaçi po kthehet i kënaqur sepse na i ka gjetur një dhuratë të re plot helm. Të paktën këtë la të kuptohet postimi i tij” shkruan Hoxha.

    https://www.facebook.com/ElvisHoxha2015/posts/1072254836466570

    Ndryshe, për këtë takim të presidentit Thaçi dhe homologut të tij serb nuk dinte asgjë as Qeveria e Kosovës.

    Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri Haki Abazi.

    “Lajmi për takimin është vetëm përmes mediave. Unë e kam thënë disa herë në ditët e fundit, edhe sot në Kuvendin e Kosovës, që presidenti është duke vepruar nga një hapësirë jotransparente dhe në mungesë të plotë të koordinimit me institucionet e Kosovës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!