Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, ka thënë se ftesa e palës kosovare në Washington nga emisari Richard Grenell, është një dëshmi tjetër për politikën e gabuar të Albin Kurtit.
Sipas tij, një kryeministër që bën shaka me Shtëpinë e Bardhë, rrezikon marrëdhëniet diplomatike me aleatin më të madh të vendit, shkruan Reporteri.net.
”Ftesa e palës kosovare për në Washington është një dëshmi se politika e z. Kurti ishte e gabuar. Një Kryeministër që bën shaka me Shtëpinë e Bardhë, dhe e quan atë të verdh e të kuqe, luan dhe rrëzikon marrëdhëniet diplomatike me aleatin më të madh të vendit tonë. Apo edhe siç do ta quante Pal Lekaj: Sjellje feministe. Si pasojë e kësaj edhe ju është mbyllur dera e Shtëpisë së Bardhë dhe në vend të saj ju është ndezur drita e kuqe”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/murseli16/posts/337381867379088
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.