Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit në Detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se për atë që sot po shkruajnë mediat serbe, Kosova e ka paralajmëruar qysh më parë.
Zyberaj këto deklarata i ka bërë duke komentuar shkrimin e sotëm të gazetave serbe se Serbia po po përdorin shitjen e armëve në të gjithë botën për të blerë nota diplomatike false kundër Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij Serbia po blen vendet që japin nota diplomatike të falsifikuara përmes shitjeve të armëve.
Postimi i plotë:
Sot vet Kurir-i serb, po shkruan atë që kemi thënë për shumë kohë, zyrtarët serbë po përdorin shitjen e armëve në të gjithë botën kundër Kosovës dhe në shkelje të sanksioneve dhe ligjeve ndërkombëtare.
Serbia po blen vendet që japin nota diplomatike të falsifikuara përmes shitjeve të armëve. Ata shkojnë aq larg për të shitur armë dhe për të vrarë civilë të pafajshëm me armë serbe nëpër botë, vetëm për të kënaqur veten e tyre me luftën politike kundër Kosovës, me nota fallco diplomatike dhe me propagandë.
Vujic është njeriu i Daçiçit dhe ka levizur me Cizelj me diplomacinë kofer.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.