×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Thaçit i kundërpërgjigjet Avni Zogianit: Grupi i Kurtit janë kapësit e Qeverisë

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 15:02

    Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i është kundërpërgjigjur zëvendësministrit Avni Zogiani.


    Behramaj ka thënë se Avni Zogiani dikur kishte bërë edhe Kallëzim Penal për abuzimet e Haki Abazit, pasi që ishin konkurrentë në vjeljen e fondeve. Por, sipas tij, këta dy dhe grupin e Kurtit tash i ka bashkuar abuzimi me pushtetin.

    “Avni Zogiani dikur kishte bërë edhe Kallëzim Penal për abuzimet e Haki Abazit, pasi që ishin konkurrentë në vjeljen e fondeve. Por, këta dy dhe grupin e Kurtit tash i ka bashkuar abuzimi me pushtetin!Ju nuk jeni Qeveria e Kosovës, por kapësit e saj. As partner për qeverisje më nuk po gjeni. Si abuzues të pushtetit jeni shkarkuar nga 2/3 e përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës!”, ka shkruar Behramaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!