Këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami ka reaguar ndaj një postimi të Jeta Xharrës, ku krahason Amerikën me Rusinë në raport me Kosovën.
Behrami ka thënë se është për të ardhur keq sa poshtë ka rënë gazetarja Xharra për interesa të Qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se “krahasimi i aleatit më të madh të Kosovës, me kundërshtarin më të madh të pavarësisë, madje duke e cituar një komunikatë të Ministrisë së Jashtme ruse që e quan Kosovën kuazi shtet, është pika e re më e ulët për ty”.
Behrami ka shkruar se kur fokusi i politikës së jashtme zhvendoset tek ajo se cfare thotë Rusia e Serbia dhe merret si njësi matëse cdo gjë ka marrë fund.
“Duhet të shikojmë kah miqtë e partnerët tanë, e jo kah kundërshtarët. Sa për Rusinë e Serbinë ne kurrë s’do të ishim të pavarur. Jemi shtet për shkak të Amerikës”, ka shkruar Behrami në reagimin në Twitter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.