×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Thaçit i thotë Haxhi Avdylit të LDK-së: Shko deri në barnatore blije ndonjë qetësues

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 9:48

    Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka ironizuar me deputetin e LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili në vijimësi shprehet kundër kreut të shtetit.


    Behramaj thotë se Avdyllit i është bërë fiksim Thaçi, të cilin e quan gjarpërin, çka e rekomandon të shkojë në barnatore të blejë ndonjë qetësues dhe të pi edhe çaj kamomili për gjumë më të lehtë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, si doktor me profesion, më mirë se çdokush tjetër do të duhej ta dinte se gjarpri është simbol i shërimit dhe mjekësisë, që nga kohërat antike.

    Ai është simbol edhe i ilirodardanëve. ?

    Doktori do të duhej ta dinte edhe legjendën e gjarprit të shtëpisë, i cili edhe sot e kësaj dite konsiderohet si “roje e shtëpisë”.

    Si duket, atij gjarpri i është bërë fiksim duke e parë gjithkah edhe nëpër barnatore.

    Shko deri në barnatore deputet dhe blije ndonjë qetësues. Pi edhe çaj kamomili për gjumë më të lehtë!

    https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158139331876670

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!