×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Thaçit ia kthen Bildit: Veç ti do të ishe zgjidhje më e keqe se Lajcak

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 13:13

    Kanë vazhduar reagimet në Twitter, pas një deklarate që ka bërë ish-ministri i Suedisë, Carl Bild, ku ka akuzuar indirekt presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se me mospranimin e Lajcakut, po ia kthen shpinën Evropës, duke u frymëzuar nga administrata Trump.


    Artan Behrami, këshilltar politik i Presidentit të Kosovës në profilin e tij në Twitter ka shkruar se Kosova nuk ka nevojë për emërime, të cilat e qetësojnë Serbinë dhe e poshtërojnë Kosovën.

    “Sinqerisht, vetëm emërimi i juaj mund të ishte më i keq se Lajçak. Të qetësosh Serbinë dhe ta bësh Rusinë të lumtur nuk është qëllimi ynë. Ne thjesht po kërkojmë dikë të paanshëm si ndërmjetës”, ka shkruar Behrami.

    BE-ja tashmë ka propozuar ish-ministrin e Sllovakisë, Miro Lajcak, si të dërguarin në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!