Këshilltari i Presidentit, Artan Behrami ka reaguar për “test” protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Behrami ka thënë se nga sot nuk ka dilema se Kurti dëshiron të jetë diktatori i vetëm në historinë e Kosovës.
“Ballkoni i Qeverisё ёshtё shumё i ulёt pёr perspektivёn nga Kurti e sheh popullin.Nga sot nuk ka mё dilemë: Albin Kurti dëshiron të jetë diktator, i pari dhe i fundit nё historinё e Kosovёs!”, ka shkruar Behrami.
Kujtojmë se gjatë protestës së sotme, kryeministri Kurti doli në ballkonin e Qeverisë për të përshëndetur protestuesit, veprim ky që jo nga pakkush u kritikuar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.