×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Thaçit mbron Vlora Çitakun: Konjufca po bën atë që dështoi ta bënte Daçiq

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 16:28

    Pas deklarimit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës, i cili ka kërkuar shkarkimin e 7 ambasadorëve, ku ndër ta është edhe Vlora Çitaku, kanë nisur reagime.


    Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Këshilltarit të Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçit, Artan Behramit, ku ky i fundit i doli edhe në krahë ambasadorës Çitaku.

    Sipas Behramit atë që dështoi ta bëjë ta bëjë ministri serb, Ivica Daçiq, tash e shumë vite në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e bëri sot ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca.

    “Atë që dështoi ta bëjë ministri serb, Ivica Daçiq, tash e shumë vite në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e bëri sot ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një tentimi për të larguar ambasadoren më të mirë që ka Republika jonë”, ka shkruar Beharmi.

    Ndërsa, Behrami thotë se kërkesa tjetër skandaloze është edhe tërheqja e ambasadorit Ylber Hysa.

    “Kërkesë e njëjtë skandaloze është edhe ajo për ambasadorin Ylber Hysa, ndër njohësit më të mirë të rajonit dhe kontribuues në shumë procese shtetformuese në Kosovë. Të tilla janë edhe kërkesat për tërheqjen e ambasadorëve të tjerë”, ka thënë ndër të tjera Behrami.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!