Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, njëherit këshilltar i kryeparlamentarit, Kadri Veseli, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në Turqi, që u mbajtën të dielën.
Duke analizuar humbjet e Erdoganit, Latifi ka thënë se populli turk i tregoi atij që feja nuk është zgjidhje për ekonominë, transmeton Reporteri.net.
“Populli turk i foli presidentit të vet: Merru me punët e sh’pisë, e jo të hallkut. Shkëlqimi i jashtëm fiktiv i shtetit, nuk i mbulon dot problemet e brendshme reale të tij. Feja nuk i zgjidhë dot enigmat e ekonomisë së shekullit 21. Aya Sofinë mund ta shndërrosh në xhami, por kjo nuk e bën më të mirë ekonominë familjare të qytetarëve të Stambollit”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Kujtojmë se presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përkatësisht kandidatët e partisë së tij, kanë pësuar humbje në qytetet më të mëdha turke, Stamboll, Ankara dhe Izmir.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.