×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Veselit tregon pse po ikin të rinjtë nga vendi

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 21:16

    Ikja e të rinjve nga Kosova në vazhdimësi është ndër temat që diskutohet më së tepërmi në vend. Për këtë ka folur edhe Blerim Latifi, këshilltari i kryeparlamentarit të Kuvendit, Kadri Veseli.


    Latifi fajin për ikjen e të rinjve nga vendi e lidh me mënyrën si trajtohen punëtorët në sektorin privat, ku thotë se marrin paga të ulëta dhe shpesh nuk i marrin fare.

    Ai thotë se ky kapitalizëm brutal, bashkë me politikën e korruptuar, janë duke e zbrazur Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij i plotë:

    Shpesh kemi dëgjuar sipërmarrës të ndryshëm që ankohen se nuk gjejnë punëtorë për shërbimet që ofrojnë bizneset e tyre. Në anën tjetër gjithandej flitet për shkallën e lartë papunësisë.

    Si mund të kuptohet kjo situatë?

    Pse ka një orientim të madh të punëkërkuesve drejt sektorit publik dhe pse shumë të punësuar në sektorin privat braktisin punën dhe ikin në Perëndim?

    Ka një përgjigjje themelore për këto pyetje: punëtorët në sektorin privat në Kosovë, kryesisht trajtohen me standardet e kapitalizmit brutal të shekullit të XIX, që nga pagat e ulta, të cilat shpesh as nuk u jepen fare, e deri tek mungesa e çdo lloji mbrojtje në punë dhe shkelja e të drejtave themelore civile.

    Ky kapitalizëm brutal, bashkë me politikën e korruptuar, janë duke e zbrazur Kosovën! /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!