Martin Henze, këshilltari politik gjerman në partinë e Angela Merkel, CDU, ka komentuar reagimet e liderëve të politikës shqiptare lidhur me thirrjen nga Gjykata Speciale të Presidentit të Kosvës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli.
Ai në një postim në Twitter shkruan se presidenti Ilir Meta dhe lideri i opozitës Basha janë të besueshëm në ato që thonë, ndërsa Rama ka bërë pakt me armikun e shqiptarëve, Vuçiçin, ndaj ato sot derdh lot krokodili për Thaçin e Veselin.
“Presidenti Meta dhe lideri i opozitës Basha, siç e shohim ne evropianët, janë të besueshëm. Rama ka bërë një pakt me armikun e shqiptarëve, Vuçiç, ai do të tregojë sot lotët e një krokodili, por ai vepron ndryshe”, shkruan Henze.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.