Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.H pasi që dyshohet se kishte shantazhuar kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, se do ta shpëtojë nga Gjykata Speciale duke i kërkuar shumën deri në 850 mijë euro.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar këshilltarin e Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili ka thënë se kreu i AKR-së, nuk ka qenë asnjëherë subjekt i Gjykatës Speciale e asnjë gjykate tjetër.
Po ashtu ai ka njoftuar se çdo kërcënim e shantazh, ata e kanë denoncuar në Policinë e Kosovës.
“Zoti Pacolli asnjëherë nuk ka qenë subjekt i gjykatës speciale e asnjë gjykate tjetër. Çdo kërcënim, shantazh e gjithçka tjetër, ne e kemi raportu në Polici. Zoti Pacolli nuk ka çka me thanë tjetër lidhur me këtë çështje.”, ka thënë Zyberaj për Reporterin. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.