×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu do të duket fletëvotimi për të parin e Podujevës

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 7:55

    Edhe pak ditë na ndajnë nga dita e votimit në Podujevë.


    Tashmë, KQZ ka bërë gati edhe fletëvotimet që do të duken kështu.

    Dizajni dhe përmbajtja e këtij fletëvotimi është miratuar nga KQZ-ja pas tërheqjes se shortit për renditjen e kandidatëve në fletëvotim

    Kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari e ka numrin 11, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi 12, ndërsa kandidati i PDK-së, Naim Fetahu numrin 10.

    Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës do të mbahen, pasi kryetari i kësaj komune, Agim Veliu ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë për t’u bërë ministër i Punëve të Brendshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!