×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu do të duket Parlamenti pas zgjedhjeve 2019

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 15:02

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor.


    KQZ ka bërë të ditur se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 44.72 për qind dhe sipas numrit të ulëseve, kështu do të duket Parlamenti i ardhshëm i Kosovës.

    32 deputetë i ka Lëvizja Vetëvendosje, 29 Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 25 Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 14 koalicioni PSD-AAK, 10 deputetë Lista Serbe dhe 10 komuniteti jo shumicë.

    Po ashtu sipas grafikës që ka realizuar Radio Evropa e Lirë, 32 për qind e Kuvendit të ardhshëm janë gra ndërkaq 68 për qind burra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!