Që nga kjo javë moti do të jetë stabil dhe pa të reshura. Kryesisht me diell, në mëngjes ngrica e në vise të ulëta mundësi për mjegull.
Ndërsa ditëve të para të javës mbi vend do të mbizotërojnë masa të ftohta ajrore, që sjellin mot më të ftohtë, ndërsa Ditën e mërkurë dhe të premte nga Mesdheu do të depërtojnë masa të ngrohta ajrore që do të rrisin temperaturat maksimale përreth vlerave mesatare, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.
PW paralajmëron se vlerat e cilësisë së ajrit do të mbeten në vlera të pashëndetshme dhe nuk do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror.
Parashikimi për periudhën 20-24 janar:
20.01 – Më ftohtë, kryesisht me vransira. Në mëngjes ngrica. Në mbrëmje vende-vende priten kthjellime.
21.01 – Në mëngjes ngrica dhe pjesërisht vranët. Ditën ftohtë, kryesisht me diell.
22.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mjegull, që vende-vende mbetet mund të mbetet përgjatë ditës.
23.01-24.01 – Të enjten pjesërisht vranët. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull ose mjegullinë. Ditën e premte, kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -7C deri -4C, ndërsa maksimalet nga 2C deri në 5C. Në viset e ulëta të mbuluara me mjegull edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta se vlerat e parashikuara.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu dhe verilindja 1-5m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet shumë lartë mbi vlera normale, e nga dita e mërkurë do të pësojë rënie, mirëpo mbetet e lartë.