×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu do të jetë moti për ditën e Bajramit

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 8:09

    Sot në Kosovë, parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët. Vranësirat do të jenë më të theksuara në pjesën e parë të ditës, kur mund të sjellin edhe reshje lokale shiu.


    Temperaturat do të sillen në mes 6 e 13 rade Celsius. Ndërsa, nesër pritet kthjellim i motit dhe ngritje e lehtë e temperaturave, të cilat do të sillen ne mes 6 e 17 grade Celsius. Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike, fundjava do të jetë e ndarë në dysh.

    Të shtunën parashihet që moti të jetë kryesisht i kthjellët, kurse, në të dielën, pritet të ketë vranësira të pjesshme, të cilat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin edhe reshje lokale shiu.

    Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin në mes 8 e 9 grade Celsius, kurse, maksimalet në mes 21 e 24 gradë Celsius.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!