Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat pritet të mbahen gjatë pandemisë në Kosovë, votimi do t’u mundësohet edhe personave të infektuar me Covid-19 e që janë në vetizolim.
Kjo do të bëhet përmes ekipeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas KQZ-së, ata paraprakisht do të marrin konfirmimin e votuesve nëse duan ta shfrytëzojnë të drejtën për votim dhe si rrjedhojë, “votimi do t’u mundësohet nga shtëpia”.
Valmir Elezi nga KQZ ka thënë për TopChannel se ekipet do të përbëhen nga katër persona; përfaqësuesi i KQZ-së, përfaqësuesit e partive politike dhe një punëtor shëndetësor.
Bazuar në udhëzimet e lëshuara për zgjedhjet e muajit nëntor për kryetar komune e Mitrovicën e Veriut dhe Podujevë, KQZ duhet të përkujdeset që vendvotimet të dezinfektohen kohë pas kohe, të mos lejojnë hyrjen e personave pa maskë në ambiente të brendshme dhe të mbajnë rendin dhe distancën.
Për të gjitha këto detyra, KQZ pritet të shtoj stafin mbështetës që si rrjedhojë do të rrit edhe koston e procesit zgjedhor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.