Një polic është plagosur sot gjatë një aksioni për të kapur grabitësit e një bankomati në Veternik të Prishtinës.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka qëndruar në vendin e ngjarjes ku shihen se janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.
Në vendngjarje po vazhdojnë të jenë të pranishëm edhe njësitet policore.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se polici është plagosur në këmbë, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa zëdhënësi Agron Borovci, ka bërë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” se polici tashmë është liruar për në shtëpi pas marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është stabile.
I gjithë rasti ka ndodhur sot rreth orës 05:30 ku me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.