×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë 29 kadidatët e PDK-së për kryetar të Komunave

    Reporteri
    16 Gusht 2021 | 20:23

    Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të ardhshëm të komunave dhe të kandidatëve për Kuvende Komunale.


    Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës garon në 36 komuna.

    Në 29 prej tyre, PDK garon me kandidatë për kryetarë komunash.

    Në 4 komuna, PDK garon vetëm me listë të kandidatëve për Kuvende Komunale, ndërsa në komuna të tjera, PDK garon në koalicion të përbashkët me partitë tjera shqiptare.

    Nga 29 kandidatë të PDK-së për kryetarë komunash, 17 prej tyre garojnë për herë të parë, ndërsa tri prej tyre janë gra.

    Kjo është lista me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e PDK-së:

    PRISHTINE – URAN ISMAILI

    MITROVICE – BEDRI HAMZA

    PRIZREN – SHAQIR TOTAJ

    FERIZAJ – AGIM ALIU

    GJILAN – LEONORA MORINA BUNJAKU

    PEJE – ASTRIT ADEMAJ

    GJAKOVE – ARBENESHA KUQI

    SKENDERAJ – SAMI LUSHTAKU

    DRENAS – RAMIZ LLADROVCI

    PODUJEVE – FLORETE ZEJNULLAHU

    VUSHTRRI – FERIT IDRIZI

    KLINE – SOKOL BASHOTA

    SHTIME – NAIM ISMAILI

    KAÇANIK – BESIM ILAZI

    DRAGASH – SHABAN SHABANI

    RAHOVEC – BEJTULLA DELIU

    MALISHEVE – ISNI KILAJ

    KAMENICE – MUHAMED KALLABA

    VITI – BEKIM AZIZI

    SUHAREKE – MURTEZ ZEKOLLI

    LIPJAN – HYZER RIZANI

    FUSHE KOSOVE – RRAHIM TERNAVA

    OBILIQ – HANEFI MUSLIU

    ISTOG – ALI NIMANAJ

    HANI I ELEZIT – MEHMET BALLAZHI

    JUNIK – FATOS SHALA

    NOVOBERDE – SELATIN NUHIU

    LEPOSAVIQ – SHAQIR HETEMI

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!