×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë 4 deputetët e rinj që i bashkohen Kuvendit

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 14:59

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit Thaçi për të rekomanduar kandidatët e radhës që zëvendësojnë deputetët e deritashëm të Kuvendit, e të cilët kanë marrë poste në Qeverinë Hoti.


    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deputetët e deritashëm Driton Selmanaj, Arban Abrashi dhe Faton Bislimi do të zëvendësohen nga Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi.

    Pjesë e Kuvendit do të jetë edhe Arbëreshë Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate, e cila do të zëvendësojë deputeten e deritashme, Albulenë Balaj – Halimaj, e cila është emëruar zëvendëskryeministre.

    Qeveria Hoti u votua më 3 qershor në Kuvendin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!