Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po vazhdon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kur janë numëri 67.44 për qind të votave nga përfaqësitë diplomatik del se Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidat për Kryeministër ka marrë 446 vota.
Pas tij 254 vota nga Diaspora që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike ka marrë nënkryetari i kësaj partie, Kujtim Shala.
Dy vota më pak se Shala ka marrë, Doasa Kica-Xhelili e cila ka sigurua 252.
Edhe Hykmete Bajrami ka marrë 251 vota.
Pas saj, renditet Avdullah Hoti me 207 vota, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kurse, Anton Quni ka marrë 191 vota.
Jehona Lushaku-Sadriu ka marrë 144 vota.
Lutfi Haziri 142 vota e Armend Zemaj 112.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.