Dy deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ardian Gola dhe Gramos Agusholli kanë abstenuar gjatë votimit për zëvendësimin e bashkëpartiakut të tij, Haki Abazi nga komisionit.
Nga 9 abstenime ai ishte i vetmi nga VV-ja që nuk votoi sikurse grupi i tij.
Abazi në deklarime publike e lavdëruar Golën duke thënë se e vlerëson si profesionist e person me integritet.
Sot, deputeti i VV-së tha se është dhënë urdhër për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në.
Ai ka thënë se kryeministri Kurti është vënë në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria dhe mendon se edhe emri i tij është në atë listë.
Por, Abazi shtoi se ai nuk do të jetë target i askujt për të dhënë votë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.