×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë dy deputetët që do ta udhëheqin seancën e parë të Kuvendit të ri

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 8:06

    Sapo të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbahet seanca e parë parlamentare e kësaj legjislaturës ku do të votohet për Kryetar të Kuvendit dhe Kryeministër.


    Por, para se të zgjidhet Kryetari i ri i Kuvendit, ligji thotë se seancën duhet ta udhëheq deputeti më i vjetër dhe më i ri në moshë.

    Sipas kësaj, seancën do ta udhëheqin dy mandatarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Jahja Koka 71 vjeç dhe Fjolla Ujkani 22 vjet do ta udhëheqin seancën e parë të legjislaturës së re.

    Ata do ta hapin seancën dhe do ta udhëheqin deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!