Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një kamionete.
Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.
“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Arllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Ndërkohë, gazeta Sinjali ka publikuar fotografitë dhe identitetin e dy viktimave. Ata janë Besim Hoxha, 43-vjeçar dhe Milaim Tara, 46-vjeçar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.