×
  • Lajme
  • Lajme / EKSKLUZIVE

    Këta janë dy të dyshuarit për vrasjen e 37 veçarit në Gjilan

    Reporteri
    07 Nëntor 2024 | 18:44

    Një 37 vjeçar është vrarë sot në Gjilan në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”.

    Ai është gjetur i vrarë skaj rrugës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Tashmë Policia e Kosovës, ka identifikuar dy persona të dyshuar për rastin.

    Gazeta online Reporteri.net ka mësuar emrat e dy personave të dyshuar për vrasjen e 37 vjeçarit.

    Burime brenda Prokurorisë së Gjilanit i kanë thënë gazetës online Reporteri.net se dy të dyshuarit janë Valmir Salihu i lindur në vitin (1998) dhe Florian Mitev (1998)nga Gjilani.

    Gjatë ditës zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se 37-vjeçari është gjetur i shtrirë në rrugë.

    Hashani tha se nga hetimet e para dyshohet se ky i fundit është qëlluar me armë zjarri dhe se ekipa nga emergjenca e spitalit të Gjilanit, ka konstatuar vdekjen e tij.

    “Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ‘Mërgimtarët e Gjilanit’ në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri”, thuhet në përgjigjen e Hashanit.

    Po ashtu, ai tha se në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

    “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, deklaroi Hashani.

    Vritet një person në Gjilan

    Lidhur me vrasjen e 37 veçarit është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se se gjatë ditës së sotme, më datë 7 nëntor 2024, në rrugën ‘’Mërgimtarët e Gjilanit’’, në Gjilan, rreth orës 14h, një person është gjetur pa shenja jete.

    “Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe njësitet tjera relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë./Reporteri.net/

    Vrasja e 37 vjeçarit në Gjilan, Prokuroria jep detajet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!