×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë kandidatët për drejtor të 16 klinikave në QKUK

    Reporteri
    07 Maj 2025 | 22:34

    QKUK ka hapur konkursin për drejtorë të 16-të klinikave.

    Në konkursin për drejtorë në 16 njësi të Qendrës Klinike Universitare, kanë aplikuar 36 specialistë, ku 33 prej tyre plotësuan kriteret e konkursit.

    Për drejtor të Klinikës së Pulmologjisë ka aplikuar Dr. Musa Hoxha dhe Dr. Naza Kamberi, kjo e fundit nuk i ka plotësuar kriteret e konkursit.

    Në Klinikën e Neurokirurgjisë ka aplikuar vetëm Dr. Besnik Elshani, kurse në atë të Kirurgjisë Plastike, Rekonstrukt dhe Estetikë, Dr. Violeta Zatriqi.

    Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale janë dy kandidatë Dr. Nazmi Kolgeci dhe Dr. Sabit Misimi.

    Kandidatë për drejtorë në Klinikën e Anestezionit dhe M.I janë Dr. Gazmend Spahija dhe Dr. Rexhep Gjyliqi.

    Për drejtor në Klinikën e Psikiatrisë ka kandiduar vetëm Dr. Faton Kutllovci.

    Në Klinikën e Neurologjisë kanë kandiduar Dr. Edmond Komoni dhe Dr. Rushir Jashari.

    Ndërsa, për atë të Klinikës së Pediatrisë kanë kandiduar Dr. Arlinda Maloku-Citaku dhe Dr. Alije Keka-Sylaj.

    Për drejtor të Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim kanë konkurruar Dr. Teuta Osmani-Vllasolli dhe Dr. Ylberie Kozmaqi, e cila nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuara në konkurs.

    Drejtor i Shërbimit Klinik i Emergjencës kanë kandiduar Dr. Naser Syla dhe Dr. Basri Lenjani.

    Për drejtor të Klinikës së Biokimisë Mjekësore kanë kandiduar 5 kandidatë: Dr. Leonard Kurti, Dr. Bislim Bislimi, Dr. Anita Morina, Dr. Driton Sopa dhe Dr. Shemsi Veseli.

    Në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL-së) kanë kandiduar Dr. Arsim Behramaj, Dr. Kujtim Kastrati, Dr. Arsim Elezaj dhe Dr. Flamur Ukaj.

    Për drejtor në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji kanë kandiduar Dr. Arber Veliu, Dr. Fitore Komoni-Bejta dhe Dr. Skender Telaku.

    Në Klinikën e Endokrinologjisë kandiduan Dr. Amir Rexhep, Dr. Merita Emini-Sadiku dhe Dr. Lumturije Kozmaqi, kandidate e cila nuk i ka përmbushur kriteret në konkurs.

    Dy kandidat kanë konkurruar në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse, Dr. Nderim Hasani dhe Dr. Vera Berisha-Ndreja.

    Ndërkaq, 5 kandidatë kanë konkurruar për drejtor në Klinikën e Radiologjisë: Dr. Agim Bregaj, Dr. Ardian Biçaku, Dr. Bujar Imeri, Dr. Gani Morina dhe Dr. Jeton Shatri, raporton GazetaShneta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!