×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”

    Reporteri
    06 Prill 2025 | 18:00

    Katër shtetas serbë “pelegrinë” të arrestuar nga Policia e Kosovës, kanë hyrë në territorin e vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Raportohet se ata kishin për qëllim spiunazhi dhe krijim të destabilitetit.

    Në mesin e të arrestuarave sipas Qeverisë një prej tyre ishte toger i policisë së Serbisë dhe tjetri kapiten i ushtrisë së këtij vendi.

    Tëvë1 ka siguruar emrat dhe dokumentet, e katër të arrestuarave, si dhe kartën e njërit nga të arrestuarit të policisë serbe.

    Të arrestuarit janë: Branko Rakic me vendbanim në Mitrovicë te veriut, Nemanja Vamokiç toger i policisë me vendbanim në Novi Sad, Pavle Kragoviç, me vendbanim në Beograd, Millovan Steviq, kapiten dhe agjent i ushtrisë serbe me vendbanim në Mitrovicë të veriut.

    Atyre sipas dokumenteve të siguruara nga Tëvë1, u është gjetur edhe një fotografi e tre terroristëve të vrarë nga Policia e Kosovës në sulmin e Banjskës të kryer nga grupi i kryesuar nga Milan Radoiçiq.

    Për arrestimin e tyre ka njoftuar edhe Qeveria në detyrë e Kosovës, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

    Aty thuhet se arrestimi i këtyre “pelegrinëve” dhe sulmet në veri kërkon rritje të vigjilencës së institucioneve.

    “Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, thuhet në komunikatë.

    Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se të arrestuarave u është gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë.

    Me vendim të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!