×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë kryetarët e komunave që kanë konfirmuar se do të garojnë sërish në zgjedhjet e 17 tetorit

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 21:25

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 17 tetorin e këtij viti, datë të zgjedhjeve për pushtetin komunal. Vendimi pasoi këshillimet e fillimit të këtij muaji me partitë politike.


    Pak muaj para se të nis fushata elektorale dhe të mbahen zgjedhjet lokale Gazeta Online “Reporteri.net” ka realizuar një sërë intervistash me disa nga kryetarët e komunave, ku ndër të tjera i ka pyetur nëse do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale për të kërkuar dhe një mandate tjetër.

    Bekim Jashari, Ardian Gjini, Xhafer Tahiri, Gazmend Muhaxheri, Bali Muharremaj, Shpejtim Bulliqi, Sokol Haliti, në intervistën REPORTERI n’Komunë e kanë konfirmuar se do të kandidojë sërish për pozitën e kryetarit të Skenderajt në zgjedhjet lokale që mbahen në tetor të këtij viti, ashtu si edhe Sami Lushtaku, shkruan Reporteri.net.

    Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka në intervistën REPORTERI n’Komunë, nuk ka qenë në gjendje të japë një përgjigje të prerë nëse do të jetë kandidat për edhe një mandate në zgjedhjet lokale të tetorit.

    Ai ka thënë se ka ende disa punë që i kanë mbetur dhe do të donte t’i vazhdonte, por shton se vendimin nuk do ta marrë vet.

    Rufki Suma, poashtu në intervistën REPORTERI n’Komunë ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidoj apo jo edhe për një mandat.

    Ndryshe kandidat për kryetar të Prishtinës janë: Përparim Rama nga LDK, Daut Haradinaj nga AAK, kurse VV dhe PDK nuk kanë bërë të ditura ende kandidatët e tyre.

    Kujtojmë se vendimi për datën e zgjedhjeve lokale u mor një ditë pasi që presidentja Osmani shkarkoi kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, duke nxitur shumë reagime në vend. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!