Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot bëri të ditur se është infektuar me coronavirus.
Ai tha se gjendja e tij është stabile dhe se për 2 javë dot të qëndroi në vetizolim, ndërsa bëri thirrje që të kihet kujdes nga virusi, çka pohoi se ai personalisht e ka marrë shumë seriozisht.
Por kush janë politikanët tjerë kosovarë që u prekën nga Covid-19?
Ky virus kishte prekur edhe kreun e LDK-së, Isa Mustafa, kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, kryetarin e grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, si dhe ish-ministrin e Infrastrukturës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Reporteri.net.
Poashtu me Covid-19 ishin infektuar edhe deputetët Fitim Uka, Memli Krasniqi, Haxhi Avdyli, si dhe Fetah Rudi, ky i fundit ishte shtrirë në QKUK.
Nga kryetarët e komunave nga coronavirusi është prekur Ramiz Lladrovci i cili ishte i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, si dhe kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati.
Kujtojmë se si në gjithë botën, edhe në Kosovë ka rritje të rasteve të reja me coronavirus. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.