×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Këta janë të arrestuarit lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 12:37

    Shtatë persona kanë rënë në pranga mëngjesin e së hënës përgjatë një operacioni të madh policor në Kaçanik, lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

    Sinjali raporton se të arrestuar janë: Rejhan Bela, përreth 18-vjeçar , Haki Bela, përreth 26 vjeçar dhe Rilind Murati, përreth 22 vjeçar, raporton Insajderi.

    Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe një ish-pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se dyshimet e para mbi motivin kryesor për vrasjen e rreshterit lidhen me punën zyrtare të të ndjerit.

    Përgjatë operacionit, policia ka konfiskuar edhe një armë zyrtare.

    Kryeprokurori Çerkini: Motivi kryesor në vrasjen e Muhamed Likës lidhet me punën e tij si polic

    Vrasja e Muhamed Likës, të arrestuarit me të kaluar kriminale, ekstremiste, përfshirjen në “terrorizëm” duhet verifikuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!