×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë tre të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

    Reporteri
    11 Dhjetor 2021 | 20:22

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

    Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj, nga Gllogjani.

    Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit dhe dy nxënësve në Gllogjan.

    Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani. Të dyshuarit e arrestuar janë babai dhe dy vëllezërit e vajzës që kishte kryer vetëvrasje në vitin 2020.

    Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!