×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    “Këta të diasporës duhet me ardh n’Kosovë me u përballë me vuajtjet”, mërgimtari nga Suedia ka një porosi për Kurtin

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 23:40

    Nijazi Hasani, mërgimtari nga Suedia ka disa fjalë për Lëvizjen Vetëvendosje. Ai po shpreh pakënaqësitë për qeverisjen që po e bën VV-ja tani që është në pushtet.

    Përmes një video, ai ka thënë se kosovarët nga diaspora që e kanë votuar VV-në tash duhet të shkojnë në Kosovë për t’u përballur me vuajtet në krizën energjetike e ekonomike që po kalon vendi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Këta nga diaspora që e kanë votu VV-në, duhet me shku tash në Kosovë mu përballë me vujtjet në këtë krizë. Ne që jetojmë në diasporë nuk do duhej fare me votu në Kosovë. Këta nuk ishin as praktikanta”, është shprehur ai.

    Ai ka shtuar se është i zhgënjyer nga qeverisja Kurti.

    “Jam shumë i zhgënjyer me Qeverinë Kurti, sepse këta s’janë tu bo kurgjo për të mirën e vendit tonë. Opozita po i quan praktikantë, por këta as praktikantë nuk ishin. Unë edhe shumica e diasporës mendjen dhe zemrën e kanë te ju. Zoti ju ndihmoftë e shpresoj për ditë më të mira”, ka thënë ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!