×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Këtij shoferi kosovar nuk i pritet, tejkalon duke përdorur shiritin emergjent

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 13:21

    Shoferët kosovarë po vazhdojnë t’i shkelin rregullat në trafik.


    Lexues të Gazetës Online ‘Reporteri.net’, vazhdimisht dërgojnë fotografi e video të cilat dëshmojnë thyerjen e rregullave në komunikacion.

    Së fundmi një lexues i Gazetës ka dërguar në redaksi video ku shihet një veturë teksa kryen tejkalim duke përdorur shiritin emergjent.

     

    Ky tejkalim është krejtësisht jashtë rregullave të trafikut, për shkak se nuk lejohet vozitja në shiritin emergjent.

    Videot ku shihen automjetet duke tejkaluar në vijë të plotë dhe duke shkelur rregullat e tjera në komunikacion, janë bërë virale dhe po merren parasysh nga Policia, pasi që shumë nga ta janë gjobitur. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!